Pikët të mëdha për Vëllaznimin

Futboll

Pikët të mëdha për Vëllaznimin

Nga: K.Goca Më: 20 gusht 2017 Në ora: 19:17
Lojtarët e Vëllaznimit

Vëllaznimi i Gjakovës ngadhënjeu me rezultat 1:0 kundër rivalit të vjetër, Lirisë nga Prizreni, në derbin e Rrafshit të Dukagjinit. Gjakovarët startuan me tri pikë të mëdha pas rikthimit në elitë, kurse Liria pati mundësi të barazoi, por qe e pafat sidomos kur futbollisti Florent Avdyli me gjuajtje fortë nga një distancë goditi shtyllën e portierit Altik Muhaxhirit të Vëllaznimit pikërisht në minutën e 66-të. Albutrint Morina është kreator i fitores së gjakovarëve.  Kapiteni Morina nga rreth 17-18 metra shënon për fitoren e madhe. Kryetrajneri Ismet Munishi është i lumtur që me fitore e nisën edicionin e ri sidomos duke mposhtur Lirinë shumë të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat