Interi e fillon mirë sezonin nën urdhrat e Spallettit

Futboll

Interi e fillon mirë sezonin nën urdhrat e Spallettit

Më: 20 gusht 2017 Në ora: 22:45
Momente i golit

Interi e ka filluar sezonin 2017/18 në mënyrë fantastike.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Fiorentinës.

Goli i parë erdhi nga Mauro Icardi në minutën e pestë nga pika e bardh. Argjentasi shënoi edhe një herë pas 10 minutash, këtë herë me kokë pas asistimit nga Ivan Perisic dhe me rezultat 2-0 përfundoi pjesa e parë.

I inkuadruari në lojë Khouma Babacar gjuajti fuqishëm në minutën e 78-të, por Samir Hanfanovic bëri një pritje të bukur.

Vendasit rrezikuan vazhdimit, por për golin e tretë u përkujdes Perisic pas asistimit nga Joao Mario në minutën e 79-të.

Icardi dështoi të shënojë het-trik në minutën e 85-të pasi Marco Sportiello bëri një pritje të bukur.

Në xhiron tjetër Interi luan ndaj Romës, kurse Viola ndaj Sampdorias.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat