Real Madrid e nis sezonin ashtu si i ka hije

Futboll

Real Madrid e nis sezonin ashtu si i ka hije

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 00:11
Real Madrid

Real Madrid ka treguar paraqitje superiore për të shënuar fitore në ndeshjen e parë në La Liga në sezonin e ri.

‘Mbretërit’ me lehtësi kanë mposhtur në udhëtim 0-3 Deportivo La Corunan.

Edhe pse pa Cristiano Ronaldon, skuadra e Zidanes për asnjë moment nuk e vërejti mungesën e tij.

Gareth Bale në minutën e 20’ kaloi në epërsi Realin, ndërsa Casemiro në minutën e 27’ dyfishoi epërsinë.

Në pjesën e dytë, Reali shënoi edhe një herë për 0-3, nëpërmjet Toni Kroos në minutën e 62’.

La Coruna pati mundësi të ngushtoi epërsinë, por Andone nuk arriti të shënoi nga pika e bardhë në minutën e 89′.

Real Madrid xhiron e dytë në Bernabeu e pret Valencian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat