Ajaxi shijon 3 pikët e para, fiton edhe Feyenoord

Futboll

Ajaxi shijon 3 pikët e para, fiton edhe Feyenoord

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 08:50
Boetius

Feyenord regjistrou fitoren e dytë radhazi në kampionat. Skuadra e trajnerit Jovani Van Brokonkort, ka arritur të fitojë në derbin e Roterdamit,në transfertën përballë Exelicior me rezultatin minimal 1-0. Një pjesë e parë e qetë dhe më të pakta raste shënimi për të dyja skuadrat, me Feyenord që domoni puthajse të gjithë lojën, domin i cili solli dhe golin e epërsisë, për kampionët në fuqi, në minutën e 18 takimit, me anë të sulmuesit Jean-Paul Boetius.

Fraksioni i dytë i lojës sheh skuadrën e  Excelsior më kërkuese, por pa efikasitet pasi Feyenoord tregohet shumë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Kampionët në fuqi e kanë nisur këtë edicion të ri të kampionatit holandez në mënyrë më të mirë të mundshme, me dy fitore radhazi. Ajax mori suksesin e parë sezonal pasi mundi 3-1 Groningenin. Në “Amstardam Arena” ndeshja ishte e tëra në kontroll të harkëtarëve që kaluan në epërsi me Huntelar në të 38-tën. Në fillimin e pjesës së dytë Ziyech dyfishoi shifrat por sfida u rihap nga Idrissi në të 73-tën pas një goditje shumë të bukur. Gjithsesi Lasse Schone me golin e 3-1 vulosi fitoren e harkëtarëve që pas humbjes 2-1 me Heracles në javën e parë, morën 3 pikët e para në kampionat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat