Konfirmohet largimi i Sturaros nga Juventus

Futboll

Konfirmohet largimi i Sturaros nga Juventus

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 09:25
Juventus

Stefano Sturaro do të largohet nga Juventusi dhe ky lajm tani është konfirmuar.

Ka qenë agjenti i reprezentuesit italian që ka konfirmuar largimin e lojtarit.

Pas transferimit të Blaise Matuidit, hapësirat për Sturaron janë bërë edhe më të vogla.

“Ka disa klube italiane por edhe angleze që e duan Sturaron. Lojtari do të largohet nga Juventus por ende nuk ka vendosur për skuadrën e re”, ka deklaruar agjenti i lojtarit.

Cryatal Palace dhe Southampton janë dy skuadrat angleze që e duan Sturaron.

Ndërkohë në Serie A për 24-vjeçarin janë në garë Lazio, Fiorentina, Atalanta dhe Genoa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat