Tifozët e Interit harrojnë ndeshjen, tallen keq me Juventusin në stadium

Futboll

Tifozët e Interit harrojnë ndeshjen, tallen keq me Juventusin në stadium

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 09:32
Tifozët

Tifozët e Interit janë tallur keq me Juventusin mbrëmjen e djeshme. Zikaltërit u tallën me bardhezinjtë në ndeshjen e luajtur kundër Fiorentinës ku fituan 3-0.

Katër tifozë të Interit, veshën fanellat e golashënuesve të Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit në Kardif.

Ata u renditën në atë mënyrë siç ishin shënuar golat në atë mbrëmje dëshpëruese për torinezët duke iu kujtuar edhe njëherë tjetër makthin tifozëve juventinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat