Zuzaku: Prishtina ka dominuar në momente në mesfushë

Futboll

Zuzaku: Prishtina ka dominuar në momente në mesfushë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 11:05
Milaim Zuzaku

Milaim Zuzaku, kryetrajner i Dritës, pa dyshim se është i lumtur që me skuadrën e tij e gjunjëzuan me rezultat 1:0 Prishtinën, në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit. “Ishte lojë me intensitet shumë të lartë. Drita tregoi kualitet e saj, sidomos në pjesën e dytë ku patëm rastet të përfundonim shumë më herët ndeshjen, sidomos me hyrjen e Rexhës dhe rastin e qindpërqindtë ku pastaj ka mundur të na kushtoj ai rast.

Por, mund të them se për 90-minuta ne kemi pasur siguri brenda lojës sonë. Prishtina ka dominuar në momente në mesfushë, por nuk e ka pasur asnjë rast (!)”, tha Zuzaku për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat