Thaçi: Drita shfrytëzoi një mundësi

Futboll

Thaçi: Drita shfrytëzoi një mundësi

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 11:06
Arsim Thaçi

Arsim Thaçi, kryetrajner i Prishtinës, komenton humbjen e skuadrës së tij me rezultat 1:0 nga Drita e Gjilanit, në ndeshjen e javës së parë të elitës së futbollit, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

“ Humbja me Dritën nuk është befasi duke e ditur se Drita është ndër skuadrat më të përforcuara në ligë. Sidoqoftë edhe te Prishtina kemi prurje jashtëzakonisht të mira dhe cilësore. Por, e pamë edhe sot se iu duhet kohë për t’u përshtatur dhe me një referim çfarë është në Kosovë, edhe me nivelin e kundërshtarit e ku sidomos në pjesën e dytë nuk kishte shumë lojë. Drita shfrytëzoi një mundësi, kurse ne provuam edhe me ndryshime të vijmë në shprehje si ekip, megjithatë nuk ia arritën të paktën një barazim. Na duhet korrigjohemi duke filluar nga ndeshja me Flamurtarin”, tha Thaçi për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat