Lëndimet më të shpeshta tek sportistët e Kosovës

Futboll

Lëndimet më të shpeshta tek sportistët e Kosovës

Nga: Arbanis Maxhuni Më: 21 gusht 2017 Në ora: 12:37
Arbanis Maxhuni me një sportist

Debate

Shpeshherë kemi parë që shumë nga lëndimet që pësojnë sportistët në fusha si dhe jashtë tyre i mbajnë kohë të gjatë jashtë sportit dhe shpeshherë kanë ndikuar që disa nga sportistët të shkojnë edhe në pension të parakohshëm shkaku i një lëndimit të rëndë i cili është përsëritur kohë pas kohe. Ushtrimi është i mirë për ju, por nganjëherë mund të dëmtojë veten kur luani në sporte ose stërviteni. Aksidentet, praktikat e dobëta të stërvitjes, ose pajisjet e papërshtatshme mund t'i shkaktojnë ato.  
Disa njerëz lëndohen sepse nuk janë në formë, jo ngrohja apo zgjatjet e mjaftueshme mund të çojë gjithashtu në lëndime.
Nëse lëndohesh, ndalu të luash nëse e ndjeni dhimbjen. Vazhdimi i lojës ose ushtrimit mund të shkaktojë më shumë dëm.
Trajtimi shpesh fillon me metodën e RICE (Rest, Ice, Compression, dhe Elevation) për të lehtësuar dhimbjen, ulur ënjtjen dhe  duke shtuar shpejtësinë e shërimit. Trajtime të tjera të mundshme përfshijnë lehtësuesit e dhimbjes, mbajtjen e zonës së dëmtuar nga lëvizja.
Disa nga faktorët të cilët ndikojnë që një sportistë të këtë lëndime janë këto: forma jo e mirë fizike, ngrohja jo e mirë e trupit para se të futeni në fushë apo të filloni lojën, zgjatjet jo adekuate në trening apo para se të futeni në sport, aksidentet gjatë aktivitetit  fizik e shumë e shumë shkaktarë të tjerë të cilët mund të ju dërgojnë deri në lëndimet sportive.
Lëndimet më të zakonshme sportive janë
1.  Përdredhjet dhe tendosjet,
2. Plagët,
3. Zgjatjet dhe rupturat e muskujve,
4. Delli i Akilit,
5. Lëndimet e gjurit, ( ACL, LCL, MCL, MM, ML) etj.
6. Lëndimet krahërorit.
7. Frakturat e kockave,
8. Dislokimet.

Parandalimi i lëndimeve sportive.
Ju mund të zvogëloni rrezikun e lëndimit: Duke u ngrohur siç duhet para stërvitjes – mësoni më shumë se si të ngrohni para stërvitjes trupin tuaj dhe si të ftoheni pas ushtrimit, asnjëherë mos e shtyrë trupin tuaj përtej nivelit tuaj aktual të ushtrimit, duke përdorur pajisjet e duhura - për shembull, duke veshur këpucë vrapimi të përshtatshme, mburojat  e këmbëve për futboll, pastaj edhe duke marrë stërvitje për të mësuar teknika të sakta. Kur të filloni një sport apo aktivitet të ri, merrni këshilla dhe trajnime nga një trajner i kualifikuar për palestër ose trajner sportive si dhe gjithmonë duke u ushqyer si duhet sepse ushqimi është një nga faktorët kryesor që luan rolë jetësor në shëndetin tuaj.

Autori është fizioterapeut dhe mjek sportiv

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat