Dy lojtarë të Shkëndijes kundër Izraelit e Shqipërisë

Futboll

Dy lojtarë të Shkëndijes kundër Izraelit e Shqipërisë

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 13:06
Ferhan Hasani

Dy futbollistët ofenzivë të Shkëndijës kanë marrë ftesë për tu bashkuar me përfaqësuesen e Maqedonisë për përballjet kualifikuese për botërorin “Rusi 2018” përballë Izraelit dhe Shqipërisë që do të luhen më 2 dhe 5 shtator.

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igro Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet e rradhës për me Izraelin dhe Shqipërinë në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror “Rusi 2018”.

Në listën e trajnerit të Maqedonisë janë gjetur dy futbollistë të Shkëndijës, Ferhan Hasani dhe Marjan Radeski. Maqedonia më 2 shtator në Haifa do të përballet me Izraelin, ndërsa më 5 shtator në Strumicë luhet takimi me Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat