Montella: Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve

Futboll

Montella: Jam i lumtur me paraqitjen e lojtarëve

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 14:53
Vincenzo Montella

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella, ka folur pas fitores ndaj Crotones në Serie A.

Tekniku italian ka thënë se është i kënaqur me lojtarët, por se me Nikola Kalnic do jetë çdo gjë edhe më mirë.

“Skuadra ka luajtur mirë në një fushë të vështirë, jam i kënaqur”.

“Jam i lumtur edhe për atë çka kanë bërë lojtarët. Tani vjen edhe Kalinic, i cili ka shumë eksperiencë”.

“VAR? Duhet të mësohemi me të, heq shumë dyshime”.

“Cutrone? Nuk pritja t’i gjeja në këtë formë, duhet të rritet ende, por jam i kënaqur”, ka thënë Montella për Radio Rai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat