Gratë e motrat e lojtarëve thyen tabunë, në përkrahje të klubit me renome në Kosovë

Futboll

Gratë e motrat e lojtarëve thyen tabunë, në përkrahje të klubit me renome në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 21 gusht 2017 Në ora: 17:07
Tifozet gjakovare apo gratë e motrat e lojtarëve me trajnerin Ismet Munishin

Vashat nga Gjakova befasojnë se si e përkrahin klubin me renome të futbollit Vëllaznimi nga Gjakova. Është një grup i femrave, shumica janë të martuara apo bashkëshortet e futbollistëve, që tani e dy vjet janë në krahë të klubit. Ato asnjë ndeshje nuk e lëshojnë si vendase pa e shikuar, por ndodh të shkojnë edhe jashtë qytetit të Gjakovës që djemve t’i japin forcë për të marrë pikë. Janë me dhjetëra femra në mënyrë të organizuar të cilat pretendojnë ta rrisin edhe më shumë numrin,  të veshura me ngjyra kuqezi dhe anojnë për Vëllaznimin. Në fakt, është një fenomen i paparë në futbollin e Kosovës, që vajza e gra të janë vazhdimisht në përkrahje të klubit. Ato njëzëri deklaruan për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë krenare që e përkrahin klubin e aq me tepër që e mposhtën me rezultat 1:0 rivalin e përbetuar e të vjetër, Lirinë nga Prizreni.

“Në fakt, ne si grup i femrave në mënyrë të organizuar, Vëllaznimin e shikojmë që një kohë të gjatë. Gratë dhe motrat e lojtarëve kemi qenë të njoftuara kohë me parë, mirëpo shoqëria që është krijuar dy vitet e fundit si në stadium po ashtu edhe jashtë, në jetë të përditshme është e  mrekullueshme dhe jemi me fat dhe falënderuese. Ne do të vazhdojmë t’i përkrahim në vazhdimësi burrat dhe vëllezërit tanë si në Gjakovë po ashtu edhe jashtë qytetit. Besojmë që kjo tifozeri e femrave do të rritet dita - ditës dhe ne jemi shembulli më i mirë për këtë. Klubi i zemrës përkrahet nga dy gjinitë”, thonë grupi i tifozeve të klubit kuqezi.  A do të bëhet një grup i veçantë? “Kur fillojmë të flasim për diçka, së pari duhet të vështrojmë vlerat dhe atributet e atij gjësendi, në këtë rast kemi të bëjmë me diçka më të madhe siç është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat