Iniesta mendon seriozisht largimin

Futboll

Iniesta mendon seriozisht largimin

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 19:45
Andres Iniesta

Andres Iniesta ka thënë se mund të largohet nga Barcelona, një skenar që nuk e kishte menduar tri vite më parë. 

Bianconerët kanë qenë të lidhur me lojtarin, por që në atë kohë ai nuk e dëshironte largimin.

“Nuk kam rinovuar ende. I kam emocionet që i kisha më parë, por kjo është normale. Nuk e kisha menduar këtë skenar para tri vitesh”.

“Le të themi se tani di disa gjëra për të ardhmen që nuk i dija më herët. Ne të gjithë duam të jemi të respektua dhe të vlerësuar”.

“Kam pasur gjithmonë afeksion dhe respekt për të gjithë, dhe për këtë nuk kam dyshim”.

“Por gjithashtu e di që për këtë klub dhe njerëzit unë nuk mund ta humbas asnjëherë respektin pasi shumë njerëz kanë dhënë jetën për këto ngjyra”.

“Nuk duhet të ndjehem i humbur, por për fat ndonjëherë ndjehem ashtu”, ka thënë Iniesta për El Pais.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat