Fitorja e Milan/Bonucci fton shokët për dark, ja kujt i mbeti fatura

Futboll

Fitorja e Milan/Bonucci fton shokët për dark, ja kujt i mbeti fatura

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 20:16
Leonardo Bonucci

Milan e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në “Seria A” pasi mbrëmë mposhti 0-3 Crotone-n në fushën e kësaj të fundit. Përveç këtij fakti, te “djalli” gjërat po shkojnë siç duhet edhe për Patrick Crotone, sulmuesin 19-vjeçar që startoi nga minuta e parë.

Cutrone impresionoj në fazën përgatitore dhe për ketë arsye firmosi kontratë të re me Milanin, por ecuria pozitive nuk u ndal këtu. Talenti në ndeshjen kundër Crotone fitoi një penallti dhe më pas realizoi një gol, shumë për dikë që debuton për herë të parë në një kampionat siç është ai italian.

Për të festuar për këtë arritje mendoi kapiten Bonucci i cili pak muaj pas ardhjes ne Milano ka filluar të tregojë se nuk është një lider vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj.

“Njëri pas tjetrit (golat). Një fillim tejet i mirë, ashtu siç e prisnim të gjithë. Për këtë arsye duhet të punojmë fort, ditë pas dite. Bravo Patrick Cutrone për golin tënd të parë në Serie A”, ishte urimi i Leonardo Bonuccit për sulmuesin e ri.

Por urimi nuk mbeti me kaq. “Siç e do tradita, të presim për darkën…për ta paguar sigurisht!”, shkroi ish-mbrojtësi i Juventusit në rrjetet sociale. Një ftesë e aprovuar nga të gjithë shokët e skuadrës, pas së cilës erdhi edhe reagimi i vet Cutrones, raportojnë mediat italiane. “Faleminderit Leo, ashtu do të jetë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat