Avdijajt nuk po i shkon asgjë mirë, dënohet nga gjykata me 40 orë pune në komunitet pasi ofendoi policët

Futboll

Avdijajt nuk po i shkon asgjë mirë, dënohet nga gjykata me 40 orë pune në komunitet pasi ofendoi policët

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 20:58
Donis Avdijaj

Sulmuesit të Schalkes dhe Kosovës, Donis Avdijajt, nuk po i ecën asgjë mirë në këtë fillim sezone.

Pasi që është shpallur i padëshiruar nga klubi dhe po kërkojnë një skuadër për të që me gjasë do të jetë Sturm Graz, ai është dënuar për një vepër që e kishte kryer në shtator të vitit të kaluar.

Lojtari ishte ndalur nga policia pasi ishte me telefon në dorë duke vozitur.

Ai madje i kishte ofenduar policët duke iu thënë me cinizëm se ata ishin shumë të mençur, madje sipas medieve gjermane është tallur edhe me pagën e tyre.

Për këtë ai është dënuar me 40 orë punë në komunitet.

Në vitin e shkuar, sulmuesi i Kosovës kishte kaluar në dritën e kuqe, për cka ishte gjobitur edhe nga klubi, ndërsa në këtë rast kishte rrezikuar një ciklist.

Lojtari pritet që të largohet nga Schalke ku është duke u stërvitur me skuadrën e dytë, për tu bashkuar në Austri me Sturm Graz, ku ishte edhe më herët.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat