Fassone: Të lumtur për Kalinicin, nuk po mendojmë aktualisht për blerje

Futboll

Fassone: Të lumtur për Kalinicin, nuk po mendojmë aktualisht për blerje

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 00:11
Marco Fassone dhe Montella

Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marco Fassone, ka thënë se janë shumë të lumtur me blerjen e Nikola Kalinicit dhe nuk pretendojnë blerje tjera momentalisht.

Rossonerët janë blerësit më të mëdhenj të këtij afati kalimtar, ndërsa sot Kalinic erdhi nga Fiorentina si huazim me obligim blerje në fund të sezonit.

“Jemi të lumtur me ardhjen e Kalinic”.

“Blerje tjera? Në këtë moment nuk jemi duke planifikuar asnjë blerje”, ka thënë Fassone për SportItalia.

Kalinic është një nga blerjet e mëdha të Milani, pasi më herët kanë ardhur lojtarë si Leonardo Bonucci, Lucas Biglia, Franck Kessie, Andre Silva, Hakan Calhanoglu e disa të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat