Nxehet situata e Marchisios, lojtari ka kërkuar largimin nga Juventusi – Përveç Milanit edhe Chelsea në garë

Futboll

Nxehet situata e Marchisios, lojtari ka kërkuar largimin nga Juventusi – Përveç Milanit edhe Chelsea në garë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 00:16
Marchisio, futbollist që pëlqehet shumë nga tifozët e Juventusit

Gjatë ditës u përhapën lajmet se Claudio Marchisio, do të largohet nga Juventusi me Milanin që ka kërkuar shërbimet e tij. 

Corriere della Sera shkruan se është vetë Claudio Marchisio i cili e ka kërkuar largimin nga Juventusi që në këtë afat kalimtar.

Sipas gazetës lojtari nuk ka aspak raporte të mira me trajnerin Massimiliano Allegri, i cili nuk e konsideron lojtar të formacionit bazë.

Ai kërkon të luajë me çdo kushte që të mos e humb vendin në Kombëtaren italiane, për të mos munguar në Kupën e Botës.

Milani është futur në këtë mes duke i kërkuar shërbimet e lojtarit.

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, po ashtu është i interesuar tash e një kohë për lojtarin 31 vjeçar.

Marchisio të gjithë karrierën e ka zhvilluar te Juventusi, përveç një vit që ishte huazim tek Empoli.

Tifozët e Juventusit e kanë filluar një kampanjë me moton “Save Marchisio” (Ta shpëtojmë Marchision), pasi nuk duan në asnjë mënyrë që të humbin shërbimet e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat