Cancelo i lumtur tek Inter

Futboll

Cancelo i lumtur tek Inter

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 09:12
Joao Cancelo

Mbrojtësi portugez, Joao Cancelo ka arritur mbrëmë në Milano, ku do të kryej testet mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me Interin.

Lojtari pas arritjes tha se është shumë i lumtur.

“Jam shumë i lumtur. Forca Inter”,ka thënë Cancelo.

Portugezi është huazuar për një sezon, me mundësi blerje vitin tjetër për 25 milionë euro, por jo e obligueshme.

Në anën tjetër, nga Inter me marrëveshje të tillë në Valencia ka kaluar mesfushori francez, Kondogbia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat