Atentat ndaj presidentit të një klubit shqiptar

Futboll

Atentat ndaj presidentit të një klubit shqiptar

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:36
Naim Qarri.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë, por fatmirësisht pa shënuar viktima dhe dëme në njerëz, teksa raportohet se një sasi eksplozivi është aktivizuar për të dëmtuar makinën e presidentit të skuadrës së Kamzës, Naim Qarri. Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30 në zonën e Bathores, nga kur raportohet se mjeti i kreut të klubit të ringritur në Kategorinë Superiore, tip “Hummer” ka pësuar dëme në pjesën e përparme në momentin e shpërthimit, teksa ishte e parkuar.

“Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores. Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme. Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj. Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, citon njoftimi paraprak i policisë së shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat