Barcelona po tronditet për Messin!?

Futboll

Barcelona po tronditet për Messin!?

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 11:42
Messi

Zërat e një transferimi të mundshëm të Lionel Messit në “Etihad” kanë marrë një tjetër jehonë pas lajmit që zbuloi “Canal +” dhe “Eurosport” se Manchester City është gati që t’i paguajë klauzolën e prishjes së kontratës me Barcelonën (300 milionë euro).

Sipas “Daily Record”, ëndrra e Pep Guardiolës për t’u ribashkuar me argjentinasin nuk mbetet thjesht një dëshirë, por është kanalizuar edhe në rrugë zyrtare dhe javën e shkuar ka pasur një takim mes zyrtarëve të “qytetarëve” dhe menaxherëve të “Pleshtit”.

Sulmuesi ka arritur marrëveshjen në parim për rinovimin e kontratës në “Camp Nou” deri në vitin 2021 me opsionin e shtyrjes edhe për një tjetër sezon dhe të dy klubet i kanë mohuar zërat e një transferimi të mundshëm. Por blerja e Neymarit nga PSG-ja duket se ka nisur garën mes sheikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat