Atalanta nuk dëshiron ta lëshojë Spinazzolan te Juve

Futboll

Atalanta nuk dëshiron ta lëshojë Spinazzolan te Juve

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:12
Leonardo Spinazzola

Juventusi nuk duket se do ta ketë të lehtë të marrë Leonardo Spinazzolan nga Atalanta përpara kohe.

Mbrojtësi italian është blerë nga bardhezinjtë përpara dy sezonesh, por është  lënë në huazim deri në 2018 dhe Atalanta në mungesë të alternativave dëshiron ta mbajë duke respektuar akordin.

Vetëm një ofertë ekonomike e bardhezinjve mund të bindë zikaltërit të lënë të lirë Spinazzolan dhe me ato para të bëjnë goditjen Diego Laxalt nga Genoa.

Lojtari shikohet si i nevojshëm nga Gian Piero Gasperini për sezonin 2017/18, sezonin ku Atalanta luan në Ligën e Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat