Na “mbyti” egoizmi!

Futboll

Na “mbyti” egoizmi!

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:18
Xhavit Kajtazi

Egoizmi i trajnerëve tanë, nuk ka fund. Pothuajse të gjithë, pa përjashtim, në secilën fjali, shprehen me "unin" e tyre, pa thënë të paktën një herë "ne"... Mungesa e shumësit, të jep të kuptosh se ata në skuadrat e tyre janë gjithçka - edhe menaxherë, edhe trajnerë, edhe zëvendëstrajnerë, edhe psikologë, herë-herë edhe më shumë se kaq.

Një gjë është e ditur; në klubet e Kosovës, i vetmi klub që ka bërë një hap përpara dhe të kohës është Liria e Prizrenit, e cila ka emëruar në krye të skuadrës një trajner,që prapa vetes ka dhe stafin përcjellës të ndihmësve të tij. Ky dhe ka qenë njëri ndër kushtet e Bledi Shkëmbit, për të pranuar ofertën e drejtuesve të Lirisë.

Skuadrat e tjera pothuasje asnjëra nuk përfillë këtë kusht. Emërojnë trajnerin, dhe ia imponojnë zëvendësit... Kësaj dukurie qëmoti i ka dalë fala... Veç te ne ende po jetësohet. Deri kur, një Zot e din, shkruan Xhavit Kajtazi, gazetar i miërnjohur sportiv dhe trajner i volejbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat