Barcelona rrit ofertën në 130 milionë euro për Dembele

Futboll

Barcelona rrit ofertën në 130 milionë euro për Dembele

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 14:54
Ousmane Dembele

Sipas “Sky Germany”, Barcelona ka paraqitur në orët e fundit një ofertë të re për Ousmane Dembele: 130 milionë euro, 40 më shumë se ajo e ofruar në fillim, pas largimit të Neymar.

Megjithatë, sipas mediumit të lartpërmendur, tërësia drejtuese e Dortmundit nuk e ka hedhur kategorikisht poshtë propozimin, pasi nuk janë gati ta lëshojnë francezin për më pak se 150 milionë euro. Tani, klubi gjerman do të ketë më pak se një javë që të rishqyrtojë ofertën e katalanasve, ose të heqë dorë.

Borussia Dortmund tashmë ka paralajmëruar se nuk dëshiron të arrijë me këtë situatë deri më 31 gusht, ndaj duhet që në ditët e ardhshme çështja të zgjidhet. Ndërkohë, duke pritur që e ardhmja e tij të zgjidhet, Dembélé ende nuk stërvitet me ekipin e tij. Ëndrra e francezit është të veshë fanellën e Barcelonës dhe për këtë ai është i gatshëm të shkojë deri në “kufi”, sepse disa thonë se riintegrimi i tij në dhomat e zhveshjes së Dortmundit është një mundësi praktikisht e padiskutueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat