Rooney përqesh të njëjtët tifozë

Futboll

Rooney përqesh të njëjtët tifozë

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 17:18
Ilustrim

Tifozët e Manchester City kishin një deja vu të tmerrshme teksa panë Wayne Rooney të shënonte golin e 200-të në Premier League mbrëmjen e kaluar.

Sulmuesi i Everton, i cili është rikthyer tek Everton gjatë verës, shënoi golin e parë të takimit gjatë barazimit 1:1 në “Etihad”.

Dhe goli i tij ishte i ngjashëm me të dytin e shënuar për United në dhjetorin e 2012, vetëm disa muaj pasi City kishte fituar titullin e parë të Premier League. Ai ishte viti i fundit i Sir Alex Ferguson përpara se të dilte në pension. Dhe Rooney ishte shumë i rëndësishëm atë ditë gjatë fitores 3:2 të United dhe Robin van Persie ishte ai që shënoi golin e fitores në fund të takimit. Por mbrëmjen e kaluar, pas një sezoni të fundit të dobët tek United, Rooney tregoi se akoma nuk ka mbaruar teksa shënoi golin e dytë në po aq ndeshje në kampionatin anglez.

Ai gjithashtu iu bashkua Alan Shearer me golin e 200-të të shënuar në Premier League, me legjendën e Blackburn dhe Newcastle që ka shënuar 260 gola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat