Hajvalia e pafat në ndeshjen e parë në Champions

Futboll

Hajvalia e pafat në ndeshjen e parë në Champions

Nga: K.Goca Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:44
KFF Hajvalia

Kampionia e Kosovës, Hajvalia, ka qenë e pafat në ndeshjen e parë të grupit 8 të kualifikueseve në Champions League (femrat), duke pësuar humbje me rezultat 2:0 nga skuadra hungareze, MTK Hungaria, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Hidegkuti Nandor” në Budapest. 

Hajvalia bëri lojë të mirë, por qe e pafat që të startoi me një pikë, edhe pse treguan angazhim të madh e lojë cilësore. Skuadra MTK Hungaria gjithsesi se si përparësi edhe terrenin, megjithatë hasi në rezistencë të madhe nga Hajvalia që drejtohet nga trajneri Emin Bajrami.  Futbollistet Zsuzsanna Szabo (60’) e Rita Mery (83’) vulosën fitoren e MTK Hungaria. Ndeshjen e radhës Hajvalia do të luajë me ekipin nga Kazakistani, Shymkent. Në takimin tjetër, Shymkent e mposhti me 2:1 Sportingun nga Lisbona e Portugalisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat