Vllaznia shkëlqeu, gjunjëzoi Sarajevën

Futboll

Vllaznia shkëlqeu, gjunjëzoi Sarajevën

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2017 Në ora: 18:54
Megi Doçi në aksion

Skuadra e Vllaznisë nga Shkodra startoi me fitoren në fazën kualifikuese të grupeve në Champions League.  Vashat shqiptare triumfuan me rezultat 1:0 ndaj skuadrës boshnjake Sarajeva, në ndeshjen e parë të grupit 10-të, që u luajt në stadiumin “Asim Ferhatoviç – Hase’ në Sarajevë.

Në çastet e fundit pikërisht në minutën e 90+2, trimëresha Megi Doçi shënoi pas asistimit të Maksutit dhe i solli tri pikët e para shumë të mëdha, që i japin rast të kualifikohen më tej. Në sfidën e ardhshme përkatësisht me 25 gusht do të takohen me skuadrën greke, PAOK, e cila në hapje fitoi me rezultat 8:0 kundër Bettembourg nga Luksemburgu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat