Juventusi prezanton Matuidin: Jam këtu ta fitoj titullin dhe Ligën e Kampionëve

Futboll

Juventusi prezanton Matuidin: Jam këtu ta fitoj titullin dhe Ligën e Kampionëve

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 20:08
Mesfushori francez, Blaise Matuidi

Mesfushori francez, Blaise Matuidi, është prezantuar te Juventusi, si blerja më e re e këtij klubi.

Lojtari është i lumtur që është bashkuar me një klub si Juve me plot histori dhe trofe.

“Kam ardhur në një familje të madhe si Juventusi. Jam këtu për të fituar kampionatin dhe Ligën e Kampionëve”.

“Juventusi është një skuadër që ka bërë histori dhe jam shumë i lumtur që ndodhem këtu”.

“E njoh skuadrën prej kohesh, është një shoqëri e madhe dhe jam i sigurt se do të shkojmë shume larg në Champions dhe do ta fitojmë Scudetton”.

“Për mua nuk kishte dyshime për ta zgjedhur këtë klub, këtë fanelle, këtu luajnë lojtarë të kalibrit botëror që kanë dhënë shumë për këtë fanellë dhe për mua është një kënaqësi shumë e madhe të jem pjese e kësaj familje”, ka thënë Matuidi në prezantimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat