Celtic pëson humbje, por kualifikohet në fazën e grupeve

Futboll

Celtic pëson humbje, por kualifikohet në fazën e grupeve

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 21:48
Foto nga ndeshja

Skuadra e Astanës ka shënuar sonte fitore në ndeshjen e kthimit kualifikuese play-off për Ligën e Kampionëve kundër Celtic nga Skocia me rezultat 4:3.

Pavarësisht kësaj fitoreje, janë skocezët ata, të cilët kualifikohen në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, pasi që ndeshjen e parë e fituan me rezultat të lartë 5:0.

Golat për skuadrën vendëse i shënuan Vassbakk Ajer (26 autogol), Muzhikov (48) dhe Twumasi (49, 69). Për mysafirët shënuan S. Sinclair (34), Ntcham (80) dhe Griffiths (90).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat