Pesë skuadrat që e siguruan fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Besnik Hasi dhe Elseid Hysaj vazhdojnë tutje

Futboll

Pesë skuadrat që e siguruan fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, Besnik Hasi dhe Elseid Hysaj vazhdojnë tutje

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 22:43
Hasi eliminoi Rijekën duke e mposhtur në dy ndeshje.

Është zhvilluar faza e dytë e ndeshjeve play-off të vlefshme për Ligën e Kampionëve.

Tashmë dihet pesë skuadrat që e kanë siguruar fazën e grupeve në këtë garë prestigjioze. Celtic. Olympiacos, Napoli, Sevilla dhe Maribor kanë kaluar tutje.

Napoli i Elseid Hysajt ka fituar edhe si mysafir ndaj Nices (2-0) dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0 kalon tutje.

Po ashtu edhe Besnik Hasi me Olympiacosin e tij ka kaluar në fazën play-off.

Hasi eliminoi Rijekën duke e mposhtur në dy ndeshje.

Sevilla është tjetër skuadër që e ka siguruar fazë e grupeve edhe pse me mjaftë vështirëi.

Klubi andaluzian edhe pse kishte fituar në ndeshjen e parë 2-1 rrezikoi në ndeshjen kthyese ndaj Basaksehir ku barazoi 2-2.

Celtic po ashtu ka kaluar tutje kundër Astanas me rezultat të përgjithshëm 8-4.

Maribori i Valon Ahmedit ka kaluar tutje përballë Hapoel Beer Sheva duke e mposhtur 1-0 në shtëpi dhe falë golit në fushën kundërshtare ecën tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat