Besiktas kërkon mbrojtësin e Arsenalit Mathieu Debuchy

Futboll

Besiktas kërkon mbrojtësin e Arsenalit Mathieu Debuchy

Më: 22 gusht 2017 Në ora: 23:29
Mathieu Debuchy

Mbrojtësi i Arsenalit, Mathieu Debuchy, është subjekt i interesimit të skuadrës turke Besiktas.

Duket se “topçinjtë” janë të interesuar të shesin futbollistin francez para përfundimit të afatit kalimtar javën e ardhshme, shkruan Goal.

Debuchy, 32, ka pasur vetëm një paraqitje në Emirates Stadium, pasi ai ka mbetur prapa Hector Bellerin.

Francezi nuk është më favorit i Arsenalit dhe duket se përfundimisht do të largohet nga ekipi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat