Tottenham, ofron 30 milionë euro për Keitan

Futboll

Tottenham, ofron 30 milionë euro për Keitan

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:26
Keita Balde Diaon

Tottenham Hotspur do të takohet me Lazion për të bërë ofertë prej 30 milionë eurove për Keita Balde Diaon. 

Sulmuesi mbetet pa kontratë në fund të vitet dhe Lazio kërkon ta shes që në këtë afat për të mos e humbur falas.

Juve ka ofruar vetëm 15 milionë euro për lojtarin që e kërkon kalimin tek ky klub, ndërsa për të në garë janë edhe Milan, West Ham United dhe Napoli, që po ashtu kanë bërë oferta.

Corriere dello Sport sot shkruan se klubi londinez Tottenham do t’i bëjë një ofertë prej 30 milionë euro klubit nga Roma.

Senegalezi ka vendosur që t’i kthej prapa të gjitha ofertat që nuk janë të Juventusit, pasi ka zgjedhur këtë klub për të ardhmen e tij.

Në sezonin e fundit ai shënoi 16 gola në 31 ndeshje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat