Agjenti zbulon se pse dështoi transferimi i Mor te Interi

Futboll

Agjenti zbulon se pse dështoi transferimi i Mor te Interi

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 09:55
Emre Mor

Agjenti i Emre Mor ka thënë se Interi duhet të ndjehet fajtor për dështimin e transferimit të lojtarit nga Borussia Dortmund.

Transferimi i lojtarit kishte dështuar në momentet e fundit, ndërsa mediat akuzonin agjentin për kërkimin e bonuseve.

“Kishim marrëveshje me Interin, por ata vendosën që të ndryshojnë kontratën dhe nga shuma e mirë kaluan në një të ulët”.

“Ata donin që të përfshinin një klauzolë prej 80 milionë eurove dhe bënin kërkesa absurde. Marrëveshja ishte arritur në kushte të tjera”.

“Ata, pronarët kinezë, dëshironin që marrëveshja të rinegociohet, por marrëveshja kishte dështuar për faj të tyre”.

“Për momentin e vetmja mënyrë që lojtari im të shkojë te Nerazzurrët është nëse largon Perisicin. Emre gjithmonë e ka dashur vetëm Interin”, ka thënë agjenti i lojtarit, Bariz Soofidazeh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat