Conte do të shkarkohet

Futboll

Conte do të shkarkohet

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 14:41
Antonio Conte

Thomas Tuchel mund të jetë trajneri i ri Chelsea. Lajmin e bujshëm e jep gazeta gjermane “Bild” , ku në një artikull të saj, shkruan se tekniku aktual i “Bluve të Londrës” Antonio Conte do të shkarkohet nga detyra. Numri një i klubit londinez, Roman Abramovich, ka urdhëruar  drejtoreshën e pergjithshme të Chelesa, Marina Granovskaia të nisi kontaktet me pasuesin e mundshëm të italianit, gjermanin Thomas Tuchel. Shkak për këtë vendim të papritur, mendohet të jetë, humbja në finalen e Superkupës së Anglisë kundër Arsenalit, disfata në javën e parë në kampionat ndaj Burnley si dhe loja e dobët ndaj Tottenham në javën e dytë, pavarësisht fitores, Abramovich ka ngelur i pakënaqur nga loja jo e mirë. Çështja Diego Costa është një tjetër motiv.

“Bild” raporton se mesazhi i dërguar nga ana e Contes në celularin e sulmuesit nuk është pritur mirë. Gjithashtu dhe pretendimet e pafundme të 47-vjecarit përsa i përket merkatos. Të gjithë këto faktorë, kanë bërë që e ardhmja e italianit në krye të stolit të Chelsea të jetë në dilemë, pavarësisht se pak muaj më parë, tekniku rinovoi kontratën e tij. Krahas kandidaturës së Tuchel, një tjetër emër që përflitet se mund të marrë në patronazh kampionët e anglisë është ai i Luis Enrique. Debat mes Conte dhe drejtuesve të klubit britanik nisën që pas fitimit të kampionatit. Krisja mes palëve duket se nuk është lënë sheshuar dhe tani duket me e ndezur se kurrë, me Antonio Conten që rrezikon seriozisht të shkarkohet nga detyra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat