Shokohen tifozët e Interit, Suning ndryshon strategjinë për transferime

Futboll

Shokohen tifozët e Interit, Suning ndryshon strategjinë për transferime

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 18:51
Dhe “Suning”, pronarët e Interit, e kanë tashmë të përcaktuar linjën e strategjisë: blerje, vetëm nëse ka më parë shitje...

Tifozët e Interit nuk do të shohin lojtarë të mëdhenj të cilët do të transferohen gjatë kësaj vere në Giusseppe Meazza.

Jo vetëm tifozët zikaltër, të cilët ëndërronin emra të mëdhenj përpara sezonit të ri, por edhe vet drejtuesit më të lartë të Interit, Sabatini dhe Ausilio kanë mbetur disi të shtangur nga ndryshimi i papritur i strategjisë së merkatos nga ana e “Suning”.

Gjithçka është kushtëzuar nga direktivat e fundit të qeverisë kineze, e cila i fton sipërmarrjet vendase të mos e ekzagjerojnë me investimet e tyre në futbollin europian.

Dhe “Suning”, pronarët e Interit, e kanë tashmë të përcaktuar linjën e strategjisë: blerje, vetëm nëse ka më parë shitje...

Kjo nënkupton që në këto ditë të fundit të gushtit dhe rrjedhimisht edhe merkatos verore, shoqëria zikaltër nuk ka ndërmend të ekspozohet së tepërmi përballë “Fair Play”-t financiar, duke mos e rënduar bilancin e klubit deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Sabatini dhe Ausilio, mbi të gjithë, do të duhet të heqin dorë tashmë nga disa tratativa që konsideroheshin në fazën përmbyllëse.

Bëhet fjalë për Pellegri dhe Salcedo të Genoas, por edhe Emre Mor, ndërsa rrezikohet edhe operacioni për rrëmbimin e Schick.

“Një autogol i papritur për të gjithë botën interiste”, shkruajnë ndër të tjera mediet sportive italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat