Skënderbeu nga Korça pretendon kualifikimin në fazën e grupeve të Europa League. Korçarët janë të motivuar e të bindur se do ta rrëzojnë Dinamon e Zagrebit, në ndeshjen e kthimit që luhet nesër (20.00) në “Elbasan Arena” në Elbasan. Ndeshja e parë e play-off-it në Maksimir përfundoi pa fitues (1:1), kësisoj skuadrës shqiptare i mjafton edhe barazimi 0:0 që të shkojë më tutje. Trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka më së të qartë se me çfarë rivali ka punë dhe do të tentojë me mbrojtje të fortë e më kundërsulme t’ia dalë ndaj skuadrës së mirënjohur kroate. Këtë herë kroatët do të jenë në “Elbasan Arena”. Zyrtarisht, 147 tifozë kanë rezervuar biletat e tyre për këtë ndeshje dhe pritet që të jenë në tribunë. Duke...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)