Barcelona bën gati ofertën e katërt prej 138 milionë funtash për Coutinho

Futboll

Barcelona bën gati ofertën e katërt prej 138 milionë funtash për Coutinho

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 19:42
Philippe Coutinho

Barcelona është duke u përgatitur të bëjë ofertën e katërt për futbollistin e Liverpoolit, Philippe Coutinho, e cila mund të arrijë shumë deri në 138 milionë funta.

Sky Sports News shkruan se ekipi katalonas është duke u përgatitur edhe për një test, për të zgjedhur edhe një herë problemin financiar të futbollistit duke ofruar 101 milionë funta, plus 37 milionë funta bonus.

Një burim në Spanjë ka thënë për Sky Sports News, se "Philippe asnjë herë nuk ka qenë më i vendosur që të largohet nga Liverpool”.

“Kjo sugjeron se Barca është duke menduar që t’i kthehet serish ofertës. Letrat e tyre janë në tabelë dhe ata nuk do të heqin dorë nga lufta”, ka thënë ky burim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat