Malaga prin garën për Gabigol

Futboll

Malaga prin garën për Gabigol

Më: 23 gusht 2017 Në ora: 22:20
Gabriel Barbosa

Gabriel Barbosa i ka ditët e numëruara te Interi.

Pasi i dështoi transferimi te Sportingu i Lisbonës, tani për brazilianin janë hapur pista të reja.

Sipas Mundo Deportivo, është Malaga skuadra që po prinë garën për lojtarin brazilian.

Kalimi i tij te klubi spanjoll pritet të jetë në formë të huazimit.

Për lojtarin kanë shfaqur interesim edhe disa skuadra angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat