Thaçi: Do të fitojmë kundër Flamurtarit

Futboll

Thaçi: Do të fitojmë kundër Flamurtarit

Më: 25 gusht 2017 Në ora: 19:12
Arsim Thaçi

Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaçi, mëton tri pikët e para në kampionat. Ai beson se do ta mposhtin Flamurtarin, e cila luhet nesër në orën 16.30 në stadiumin ‘Xhemail Ibish’ në Prishtinë. “Besoj se humbja me Dritën do të ndikoj në aspektin pozitiv për shkak se lojtarët tani më janë të vetëdijshëm se kemi një humbje dhe normalisht në ndeshjen me Flamurtarin pres krejt tjetër angazhim nga ata. Janë të mobilizuar dhe do të shohim gabimet që kemi bërë në atë ndeshje mos t’i përsërisim dhe në këtë drejtim jam optimist se në këtë ndeshje do të fitojmë. Për ndryshimet në formacion do të vendosi pas treningut të sotëm, por duke e ditur që Prishtina brenda grupit ka shumë lojtarë cilësor dhe ka pothuajse dy ekipe, atëherë nuk e shoh problem, por do të shoh se cili lojtar është më i gatshëm, më i përgatitur dhe cili i përshtatet mënyrës së lojës që do të luajmë kundër Flamurtarit”, ka thënë Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat