Skënderbeu ndihmon kampionatin shqiptar në zhvillimin teknologjik

Futboll

Skënderbeu ndihmon kampionatin shqiptar në zhvillimin teknologjik

Më: 27 gusht 2017 Në ora: 12:47
Lojtarët e Skënderbeut

Kualifikimi i Skënderbeut në fazën në grupeve të Ligës së Europës do i japë futbollin shqiptar një ndihmë të madhe. 

Së fundmi në vendin tonë për herë të parë do të përdoret teknologjia në vijën e portës. Ai do të përdoret në “Elbasan Arena”, ku korçarët do të presin rivalët e tyre, Partizani Beogradit.

Njoftimi i Skënderbeut:

Kualifikimi i Skënderbeut në grupet e Europa League sjell ‘Goal Line Technology’ në ‘Elbasan Arena’.

Risia e UEFA-s do te instalohet për herë të parë në Shqipëri në ‘Elbasan Arena’. Kusht i domosdoshëm i miratuar sezonin e kaluar që çdo stadium duhet ta ketë të instaluar.

Brenda javës së ardhshme, drejtues të klubit, të asistuar edhe nga përfaqësues të FSHF-së do të presin të dërguarit e UEFA-s për të bërë inspektimin dhe javën e parë të shtatorit do nisë instalimi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat