Fiorentina transferon Thereau, mungon vetëm zyrtarizimi

Futboll

Fiorentina transferon Thereau, mungon vetëm zyrtarizimi

Më: 30 gusht 2017 Në ora: 20:33
Cyril Thereau

Fiorentina është pajtuar me Udinesen për Cyril Thereau.

Ndërsa ai do zëvendësohet nga bardhezinjtë me sulmuesin e Torinos, Maxi Lopez.

Sipas Sky Sport Italia dhe SportItalia, marrëveshja është mbyllur për 1.5 milionë euro dhe gjysmë milioni tjerë në formë të bonuseve.

Ai ka shënuar 12 gola në 33 paraqitje në Serie A për Udinesen në sezonin e kaluar.

Ndërsa në kampionatin italian më herët ka luajtur edhe për Chievon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat