Ja çfarë i kishte afruar një serbe Ardian Koznikut në një fshat të Serbisë

Futboll

Ja çfarë i kishte afruar një serbe Ardian Koznikut në një fshat të Serbisë

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2017 Në ora: 14:48
Ardian Kozniku

Ish futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Ardian Kozniku, fitues i medaljes së bronztë me Kroacinë në Kampionatin Botëror në vitin 1998, kujton edhe një herë kur kishte firmosur me Hajdukun e Splitit, se si iu rrezikua jeta dhe çfarë i kishte afruar një serbe në fshatin Prillika të Uzhicës nga Serbia.

Siç dihet Kozniku në vitin 1990 u largua nga KF Prishtina dhe shkoi në KF Hajdukun e Splitit. “Iu kujtoj edhe një herë se atëkohë Hajduku i dha Prishtinës 300 mijë marka për mua dhe ia siguroi përgatitjet në Igman. Ata kishin ardhur me aeroplan nga Spliti që të me marrin me drejtorin e asaj kohe në Hajduk, Jurica Jerkoviq.

Fatkeqësisht ishte kohë e keqe e me mjegull dhe në fshatin e vogël Prillika në Uzhicë të Serbisë, veç edhe u rrëzua aeroplani, fatmirësisht shpëtuam pa lëndime. Aty me mua ishte edhe ish futbollisti Genc Hoxha. Aty dolën fshatarët e Prillikës, ku ishim afër aty edhe hidrocentralet. Pastaj një serbe e atij fshatit atëkohë me pruri uji e sheqer. Kishin dalë fshatarët, policia, vjen ndihma e shpejtë në atë periudhë dhe na ndihmon”, tregon Kozniku për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat