Barca bën ofertën e fundit për Coutinhon

Futboll

Barca bën ofertën e fundit për Coutinhon

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 09:17
Philippe Coutinho

Barcelona e ka bërë ofertën e fundit për transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli.

Sport shkruan se The Reds deri tash i kanë rezistuar katalanasve dhe tentimit të tyre për të joshur yllin kryesor.

Liverpooli insiston se nuk do ta shesë lojtarin për asnjë çmim.

Por, Blaugranët kanë bërë ofertë të re e cila e kapë shumën prej afro 150 milionë eurosh bashkë me bonuset.

Barca shpreson se Liverpooli mund ta pranojë shpejt ofertën dhe transferimi të zyrtarizohet para orës 23:59, kur mbyllet afati kalimtar në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat