Kosova fiton ndaj Norvegjisë, del e para në grup

Futboll

Kosova fiton ndaj Norvegjisë, del e para në grup

Më: 1 shtator 2017 Në ora: 19:23
Ndeshja Kosovë - Norvegji

(E plotësuar) - Kosova U21 ka shënuar fitore senzacionale prej 3-2, në ndeshjen kundër Norvegjisë U21, në “Adem Jashari”.

Fillimi i ndeshjes nuk ishte aspak i mirë për përfaqësuesen e Kosovës, duke u gjendur në disavantazh prej dy golash pas vetëm 36 minutash, Thorsby (5') dhe Odegaard (36'), shënuan për epërsinë prej 0-2 të norvegjezëve.

Mirëpo, Kosova nuk u dorëzua para këtij rezultati, duke marrë forcë dhe duke barazuar rezultatin në fund të pjesës së parë, përmes Bytyqit që shënoi në minutën e 41-të, dhe Hasanit që shënoi në minutën e 43-të.

Në pjesën e dytë, Kosova vazhdoi dominimin e saj duke krijuar raste të shumta për shënim, dhe loja e bukur e tyre rezultoi me realizimin e golit të fitores në minutën e 87-të të ndeshjes, kur shënoi edhe një herë Bytyqi, për të fituar 3-2 ndaj norvegjezëve.

Kështu, ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë, sjell tre pikë të reja për Kosovën, të cilët tashmë kanë mbledhur 6 pikë pas 3 ndeshjeve, në grupin 5, të vlefshëm për kualifikimin në Euro2019, që do të mbahet në Itali dhe San Marino.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova U21 do ta luajë si mysafir i Gjermanisë U21, më 5 shtator.

Image
Tabela e grupit 5

Kosova në epërsi, shënon Bytyqi

Kosova U21 ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshje, i cili ishte edhe gol i fitores, ndaj Norvegjisë U21.

Bytyqi në minutën e 87-të, ka shënuar golin e dytë personal në këtë ndeshje, dhe të tretin për Kosovën, për të kaluar në epërsi 3-2.

“Çartet” Kosova, barazojnë në 2-2

Kosova U21 ka arritur të barazojë rezultatin ndaj Norvegjisë në “Adem Jashari”.

Hasani ka shënuar gol në minutën e 43-të, për t’u rikthyer nga disavantazhi prej 0-2, në 2-2.

Shënon Bytyqi, ngushtohet epërsia në 1-2

Kosova U21 ka ngushtuar rezultatin ndaj norvegjezëve, përmes sulmuesit Bytyqi.

Bytyqi ka shënuar gol në minutën e 41-të të ndeshjes

Shënon Norvegjia, 0-2

Norvegjia U21 ka shënuar edhe golin e dytë kundër Kosovës në Mitrovicë.

Golin e dytë për norvegjezët e ka shënuar Martin Odegaard në minutën e 36-të të ndeshjes.

Përfaqësuesja e Norvegjisë U21 ka shënuar gol ndaj Kosovës.

Norvegjezët kanë kaluar në epërsi që në minutën e pestë të ndeshjes, me golin e mesfushorit Bjordal.

Ndeshja Kosovë U21 vs Norvegji U21 është duke u zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë

Fillon ndeshja Kosovë - Norvegji

Ka filluar ndeshja ndërmjet përfaqësueses së Kosovës për moshat U21 dhe asaj të Norvegjisë, e cila po zhvillohet në Mitrovicë.

Kjo ndeshje është e vlefshme për xhiron e tretë në kuadër të grupeve për kualifikimet në Euro2019.

Në dy ndeshjet e para Kosova ka arritur të marrë 3 pikë, ka humbur nga Irlanda 1-0 dhe ka fituar me rezultat zyrtar ndaj Norvegjisë 3-0, pasi ata kishin aktivizuar futbollistin Kristoffer Ajer, që nuk kishte të drejtë loje për shkak të kartonëve të verdhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat