Shumë roje, por edhe shumë qetësi. Shqipëria zbarkon në Shkup

Futboll

Shumë roje, por edhe shumë qetësi. Shqipëria zbarkon në Shkup

Më: 3 shtator 2017 Në ora: 19:20

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur rreth orës 18:40 në hotelin ku do të akomodohet sot në qytetin e Shkupit, Kuqezinjtë, të cilët kanë udhëtuar me autobus përgjatë Maqedonisë derisa kanë mbërritur në kryeqytet, kanë bërë këtë rrugëtim të gjatë pa probleme, por edhe pa u ndalur, edhe pse kanë kaluar nëpër të gjitha trevat shqiptare, raporton panoramasport.


Të shoqëruar nga policia maqedonase, por edhe trupa të forcave të sigurisë private të kontraktuar nga FSHF, kuqezinjtë kanë mbërritur në Shkup pa asnjë lloj incidenti, ndërsa do të lënë nesër në mëngjes kryeqytetin maqedonas për të udhëtuar drejt Strumicës ku luajnë ndeshjen e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat