Plepolli: Nuk duhet t’i gëzohemi disfatës pavarësisht me kë luajmë - Bota Sot
Plepolli: Nuk duhet t’i gëzohemi disfatës pavarësisht me kë luajmë

Futboll

E mërkurë, 22 nëntor 2017

Plepolli: Nuk duhet t’i gëzohemi disfatës pavarësisht me kë luajmë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2017 Në ora: 16:43
Arsim Plepolli

Ish futbollisti i mirënjohur, Arsim Plepolli, shpreson që kombëtarja e Kosovës të shënojë fitoren e parë në kualifikimet për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll. Nesër në orën 20.45 në stadiumin ‘Loro Boriçi’ në Shkodër, Kosova do të ndeshet me Finlandën, me të cilën në takimin e parë (vitin e kaluar) në Turku kishte barazuar 1:1. “Si sportdashës, si shikues, si dëshirë e jona, pa dyshim se presim fitoren e parë dhe të gjithë kemi qejf me fituar,  por duhet me qëndruar me këmbë në tokë, me luajtur mençur. Nuk duhet me u bazuar në lojën e parë, se Finlanda nuk është ekip e dobët, nuk guxojmë me u liruar në ballafaqim me ta. Një ekip që të shtunën e kaluar e mposhti me 1:0 Islandën, e cila ka qenë deri në çerekfinale të Evropianit, dëshmon se ka ekip shumë të mirë. Duhet me qenë shumë syçelë, me jap maksimumin, me iu përshtatur taktikave të trajnerit, sepse e kanë pa lojën e fundit dhe i kanë video-incizimet.

Shpresojmë të jetë stadiumi i mbushur në Shkodër, e mira do të ishte me luajtur në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë apo në Prishtinë, sepse  70 – 80 për qind kishte me qenë më mirë dhe motivi më i madh. Nuk po them se luajmë në Shqipëri e nuk jemi në vendin tonë,  ndryshe është kur luan në Prishtina ose në Mitrovicë se sa me luajtur në Shkodër. Prapëseprapë Kosova ka gjasa për rezultat pozitiv,  pasi që kemi lojtarë cilësor”, tha Plepolli për gazetën kombëtare “Bota sot”.   Plepolli tha se e pengon një fakt: “Një gjë që me pengon është ajo në ndeshjen me Kroacinë, që e morën me eufori apo disa të quajtur ekspertë të futbollit, humbjen me 1:0 nga Kroacia, e quajnë si fitore, me habit shumë. Nuk e di pse ai entuziazëm i madh, me humb një lojë e me u gëzuar, kjo nuk më ka ndodhur askund në botë. Mundem me thënë ka qenë një lojë e mirë, por me u gëzuar e më thënë ka qenë super rezultat, e çuditshme. Humbja është humbje, nuk bënë me u kënaq pavarësisht a humb nga Islanda, Kroacia apo San Marino. Ne e dimë që Kroacia ka lojtarë të mëdhenj, plus ishte fusha e dobët dhe ata janë ruajtur me shumë, por t’i gëzohem humbjes minimale, ende nuk me hynë në kokë”, tha Plepolli.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test