Conte lë jashtë listës së Ligës së Kampionëve Costan

Futboll

Conte lë jashtë listës së Ligës së Kampionëve Costan

Më: 4 shtator 2017 Në ora: 22:17
Diego Costa

Sulmuesi spanjoll është lënë jashtë ekipit të Chelseat për Ligën e Kampionëve.

Antonio Conte përjashton edhe njëherë Diego Costan. Pasi që nuk është grumbulluar për asnjë ndeshje gjatë fazës përgatitore, Costa është lënë edhe jashtë listës së futbollistëve të ftuar për Ligën e Kampionëve.

Trajneri italian ia ka bërë me dije Costas në përfundim të stinorit të kaluar se nuk është më pjesë e planeve të tij, por ndonëse nuk llogaritë më në të ai nuk e ka shitur Costan në ndonjë skuadër tjetër.

Ende është e paqartë nëse Costa do të kthehet nga Brazili për t’iu bashkuar skuadrës në stërvitje, apo do të qëndrojë pa luajtur deri në afatin kalimtar të janarit.

Kujtojmë se Costa ka kërkuar që të transferohet tek Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat