Bunjaki shpreson me një fitore të gëzojë popullin e Kosovës

Futboll

Bunjaki shpreson me një fitore të gëzojë popullin e Kosovës

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 10:52
Bunjaki gjatë konferencës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, në prag të ndeshjes me Finlandën, duke rikujtuar se po bëhet një vit që kur nisëm ndeshjet kualifikuese dhe se prej asaj dite kemi shumë përmirësime dhe përparim. “Patëm një ndeshje të mirë kundër Kroacisë edhe pse pati një ndërprerje dhe të nesërmen kuptova se do të zhvillohet ndeshja dhe ne patëm një paraqitje jashëzakonisht të mirë. Ndeshjen do ta nisim me synimin që të kemi sukses. Do të jetë një ndeshje e mirë besoj. Gjendja e lojtarëve është e mirë përveç Benjamin Kollollit.

Kemi një ekip kompakt dhe me karakter të fortë dhe fitues. Po punojmë me një energji pozitive dhe të ecim përpara. Kemi edhe dy ndeshje tjera pas kësaj me kundërshtarë të fortë, por kemi ngritje të ekipit kombëtar dhe nuk do të thotë që gjasat për fitore i kemi vetëm te kjo ndeshje, pavarësisht se takohemi me kundërshtarë të fortë”, ka theksuar Bunjaku. Ndërkaq, kapiteni Samir Ujkani ka folur për vështirësitë e udhëtimit dhe për ndeshjen me Kroacinë, derisa është shprehur optimist për duelin me finlandezët. “Besoj se do të kemi një finale dhe do të angazhohemi për një rezultat që do ta bënte krenar tërë popullin tonë”, ka thënë Ujkani. Ndeshja Kosovë – Finlandë zhvillohet sot në stadiumin “Loro Boriqi” në Shkodër, në orën 20:45. Bunjaki shpreson me një fitore të gëzojë popullin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat