Prekazi: Gjermania është favorite

Futboll

Prekazi: Gjermania është favorite

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:06
Pamje nga një stërvitje

Kombëtarja e Kosovës U-21 sot (19.00) në stadiumin “Osnatel Arena” në Osnabruck, do të luajë kundër Gjermanisë, në ndeshjen e katërt në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019. Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësit Erdogan Celina dhe Naser Prapashtica gjatë këtyre ditëve në Gjermani kanë punuar si në aspektin teknik e taktik, ashtu edhe në analizën e lojës së kundërshtarit. Pa marrë parasysh se do të vihen përballë një skuadre që është superfuqi në futbollin botëror, futbollistët tanë janë maksimalisht të motivuar dhe shpresojnë në një tjetër paraqitje dinjitoze, pas asaj fitoreje historike në stadiumin “Adem Jashari”.

Rafet Prekazi, tha: “Gjermania është favorite dhe kjo nuk diskutohet. Problemet që kemi pasur me lëndime dhe me zhvillimin e dy ndeshjeve brenda një kohe kaq të shkurtë natyrisht se na shkaktojnë telashe dhe nuk e di sa do t’ia arrijmë qëllimit që ta mbajmë atë ritëm që patëm në ndeshjen kundër Norvegjisë, por për një gjë jam i sigurt se këta djem do ta japin mbi 100 përqindshin e tyre në fushën e gjelbër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat