Tirana mposht Kukësin, fiton Superkupën

Futboll

Tirana mposht Kukësin, fiton Superkupën

Më: 6 shtator 2017 Në ora: 22:24
Foto nga ndeshja

Ndryshe nga sa jemi mësuar Tirana nuk do të garojë për titull këtë vit, duke qenë se ka rënë një kategori më poshtë, por bardheblutë treguan se janë një nga ekipet më të mira duke mposhtur Kukësin në finalen e Superkupës dhe ngritën trofeun e parë sezonal.

Ndërsa 90-minutëshi po shkonte drejt fundit, e pritej që ndeshja të shkonte me shtesë Hoxhallari ka shokuar verilindorët, duke shënuar golin e vetëm të ndeshjes. Pas këtij momenti bardhebluve u është nevojitur vetëm të mbrojnë rezultatin në minutat e fundit për të ngritur edhe trofeun e Superkupës.

Një ndeshje e denjë për një finale, ku nuk kanë ndikuar edhe kartonët e kuq, nga një për secilën skuadër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat