Arena: Trump po e pengon shkuarjen e kombëtares në Botëror

Futboll

Arena: Trump po e pengon shkuarjen e kombëtares në Botëror

Më: 7 shtator 2017 Në ora: 22:54
Bruce Arena

Politikat e Donald Trump ndaj emigracionit mund ta pengojnë shkuarjen kombëtaren amerikane të futbollit në Botërorin “Rusia 2018”. Kjo deklaratë u dha nga trajneri Shteteve të Bashkuara, Bruce Arena pas barazimit që skuadra e drejtuar prej tij mori ndaj Hondurasit.

“Disa deklarata dhe politika që bën ai (Donald Trump) godasin fort vendet e Amerikës Qendrore, pra edhe lojtarët e kombëtareve të tyre, të cilët kur luajnë më pas ndaj nesh japin 200 përqind. Sidomos politika jonë e emigracionit ka një ndikim të fortë tek këto vende, e me gjasa ngjall edhe zemërim ndaj nesh. Kjo bën që kur përballen me ne në futboll, japin gjithmonë më shumë se maksimumi”, deklaroi Bruce Arena pas barazimit me Hondurasin. 

Shtetet e Bashkuara rrezikojnë të mos shkojnë në botëror. Skuadra e drejtuar nga Arena ndodhet në vendin e katërt të grupit, vend që i siguron deri më tani play off-in. Meksika është e kualifikuar, e thuajse e kualifikuar është edhe Costa Rika. Ndërkohë, Panamaja ndodhet në vendin e tretë me një pikë më shumë se SHBA-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat